Lajmet e fundit
Të enjten mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq
E Mërkure, 03.10.2018
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, të enjten, më 4 tetor 2018, mban mbledhjen e radhës, me këtë rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit të mbajtur, më
17.09.2018;
3. Shqyrtimi i materialeve të pranuara nga institucionet;
4. Të ndryshme.
Mbledhja mbahet në sallën N-204, në orën 11:00.