Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 02.10.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga zonja Blerta Deliu- Kodra, kryetare, u shqyrtuan tre projektligje: P/ligji nr.06/L-103 për Ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr.1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 në mes të Kosovës dhe Bashkësisë Evropiane; P/ligji nr.06/L-078 për Ratifikimin e Marrëveshjes së dyanshme në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Madhe të Luksemburgut, në lidhje me Projektin e bashkëpunimit zhvillimor KSV/19, ndihma teknike në kontekst të integrimeve evropiane, si dhe P/ligji nr.06/L-043 për lirinë e asociimit në organizatat joqeveritare, me amendamentet e Komsionit funkcional në drejtim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së.

Anëtarët e Komisionit, pa debat, përkrahen procedimin e mëtejmë të tre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit shqyrtuan Planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane