Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Marte, 02.10.2018




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Muharrem Nitaj, kryetar, shqyrtoi Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, si dhe Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit.

Komisioni, pasi shqyrtoi këto dy projektligje, i procedoi për në Kuvend për lexim të parë.

Ndërkaq, anëtarët e komisionit diskutuan edhe lidhur me propozimet e hartimit të Planit të punës se Komisionit lidhur me sesionin vjeshtor.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...