Lajmet e fundit

Veseli viziton Ferronikelin, premton përkrahje të fuqishme për investitorët e rinj në Kosovë

E Mërkure, 26.09.2018




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli vizitoi sot kompaninë NewCo Ferronikeli në Drenas.

Gjatë vizitës së tij, Veseli theksoi rëndësinë e kësaj kompanie jo vetëm për Komunën e Drenasit dhe për impaktin që ajo ka në krijimin e mirëqenies së qindra punëtorëve të këtij rajoni, por edhe për tërë Kosovën.

Veseli tha se tashmë në Ferronikel është një investitor serioz, i cili në një afat rekord ka arritur të riaktivizojë prodhimin dhe t'i paguaj pagesat e punëtorëve, të cilët mbajnë afër një mijë familje.

"Institucionet e Kosovës do t'u japin përkrahje të vazhdueshme investitorëve. Kemi projektligjin e ri në shqyrtim, i cili do t'u japë perspektivë edhe më të madhe atyre. Janë burime të cilat presin, sikurse krenaria e Kosovës, Trepça, e cila me ligjin e ri do të ketë një transformim dhe do të ndikojë në rritjen e eksportit, të ekonomisë kosovare, punësimit dhe të perspektivës së Kosovës", tha kryeparlamentari Veseli.

Veseli tha se përkrahja për z. Manaj dhe gjithë investitorët që investojnë në Kosovë do të jetë e plotë.

"Ftoj investitorët e tjerë që të investojnë në Kosovën tonë, në energji, miniera, prodhim, shërbime etj., ngase Kosova është një vend i lirë, me ligje stimuluese për investitorë", tha ai.

Kreu i Kuvendit foli fjalë miradie për investitorin e ri të Ferronikelit, të cilin e konsideroi njërin nga investitorët më të mëdhenj në hapësirat shqiptare dhe më tej.

"Të gjithë janë të kënaqur që fabrika e Ferronikelit është rikthyer në punë me kapacitet të plotë të prodhimit, si dhe me investimet e bëra nga investitori i ri, Grupi Balfin. Institucionet tona do të vazhdojnë të japin përkrahje të fuqishme në zgjerimin e kapaciteteve operative dhe prodhuese të kësaj fabrike", theksoi Veseli.

Pronari i ri i Ferronikelit, Samir Mane, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen e tij.

Mane theksoi se Grupi Balfin do të vazhdojë t'i japë përkrahje të fuqishme kompanisë së sapozotëruar prej tij, NewCo Ferronikelit.

"Do të ofroj përkrahje të plotë për Ferronikelin, për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe bashkëpunimin e afërt me komunitetin e saj", theksoi Mane.

 

 

Veseli viziton Ferronikelin, premton përkrahje të fuqishme për investitorët e rinj në KosovëVeseli viziton Ferronikelin, premton përkrahje të fuqishme për investitorët e rinj në KosovëVeseli viziton Ferronikelin, premton përkrahje të fuqishme për investitorët e rinj në KosovëVeseli viziton Ferronikelin, premton përkrahje të fuqishme për investitorët e rinj në KosovëVeseli viziton Ferronikelin, premton përkrahje të fuqishme për investitorët e rinj në Kosovë