Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet
E Mërkure, 26.09.2018
Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, zv/kryetare e parë, ka shqyrtuar dhe përkrahur Propozimin e Komisionit për Përzgjedhje të Anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, si dhe Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në këtë mbledhje, komisioni ka shqyrtuar edhe kërkesën e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për caktimin e shumës së pagesës për një anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy anëtarë të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.
Lidhur me këtë sot u caktua një grup punues, i cili do të nxjerrë rekomandimet, dhe komisionit do t'ia paraqesë në një nga mbledhjet e radhës.