Lajmet e fundit
Tri anëtare të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione u takuan me Komisionarin për mbrojtjen nga diskriminimi në Republikën e Shqipërisë z. Robert Gajdari
E Hënë, 24.09.2018
Tri anëtare (Lirije Kajtazi, Megjide Mjaku-Topali dhe Teuta Haxhiu), Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione u takuan me Komisionarin për mbrojtjen nga diskriminimi në Republikën e Shqipërisë z. Robert Gajdari
Në këtë takim komisionari z. Gajdar , i falënderoi për pritjen dhe veçanërisht u interesua lidhur me Projektligjin kundër diskriminimit në Kosovë. Duke folur shkurtimisht për punën e Komisariatit z. Gajdar ka theksuar se vendimet merren në mënyrë të pavarur dhe në bazë të Ligjit kundër diskriminimit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë vitit 2017, ky Komisariat ka shqyrtuar gjithsej 217 ankesa, të cilat i kanë dërguar qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shumica e ankesave kanë të bëjnë lidhur me diskriminimin në baza të përkatësisë etnike (shumica pjesëtarë të komunitetit Romë dhe Egjiptas), personat me aftësi të kufizuara dhe personat me probleme të ndryshme shëndetësore.
Në vazhdimi, anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut parashtruan pyetje të ndryshme në të cilat u përgjigj z. Gajdar.
Në takim mori pjesë edhe Avokati i Popullit Hilmi Jashari.