Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Hënë, 24.09.2018
Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të cilën e drejtoi kryetari Nait Hasani.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, pas diskutimeve në mes të deputetëve, komisioni u pajtua që shqyrtimi i Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës të mbahet në një takim të radhës, së bashku me kryetarët e komunave përkatëse, në të cilin pritet të diskutohet më hollësisht lidhur me këtë projektligj.
Po ashtu, edhe pikat e tjera të rendit të ditës, të parapara për këtë mbledhje, do të shqyrtohen në mbledhjet e radhës.