Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare
E Enjte, 20.09.2018
Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vazhduar punimet e seancës me pikat e mbetura nga data 14 shtator.
Megjithatë, seanca shteri vetëm pikën e parë në rend dite, pyetjet parlamentare, në të cilat u përgjigjën ministrat Shyqyri Bytyqi dhe Pal Lekaj.
Seanca ndërpreu punimet, ndërsa kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se për vazhdimin e seancës deputetët do të njoftohen me kohë.