Lajmet e fundit

U mbajt seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

E Enjte, 20.09.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetarit Kadri Veseli, sot mbajti seancë e jashtëzakonshme, me kërkesë të 53 deputetëve.

Me mbi 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, Kuvendi miratoi Projektligjin nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin "Evropa për qytetarët" dhe Projektligjin nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në "ERASMUS +" Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Gjatë seancës, me mocion procedural u futen edhe katër pika shtesë të rendit të ditës, të cilat u miratuan pas diskutimeve midis deputetëve: Projektligji nr. 06/L-098 për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane Investime për Projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë - Zahaq, Projektligji nr. 06/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës lidhur me Programin Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale - Faza VI, Projektligji nr. 06/L-112 për ratifikimin e Marrëveshjes për Financim midis Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës, si dhe Projektligji nr.06/L-102 pёr Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë.

Përkundër prezencës së mjaftueshme të deputetëve në sallë, nuk pati kuorum për vendimmarrje për Projektligjin nr.06/L-099 për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

 

U mbajt seancë e jashtëzakonshme e KuvenditU mbajt seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit