Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Mërkure, 19.09.2018




Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme, të parën për këtë sesion, të cilën e drejtoi Blerta Deliu-Kodra, kryetare, shqyrtoi Raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2018.

Pas diskutimeve nga ana e anëtarëve, komisioni miratoi raportin e punës për sesionin e kaluar, ndërsa lidhur me planin e punës për sesionin vjeshtor, u dakordua që të diskutohet serish në mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme, komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, ndërsa votimi pritet të bëhet po ashtu në mbledhjen e radhës.

U diskutua gjithashtu edhe për rolin e Komisionit në procesin e lobimit për liberalizimin e vizave.

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane