Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik…
E Marte, 18.09.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Dardan Sejdiu, zv/kryetar, shqyrtoi planin e punës për sesionin vjeshtor.
Pas diskutimeve, komisioni miratoi planin e punës për këtë sesion.
Më pas, komisioni diskutoi për "Raportet Konsultative për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale" si dhe "Raportin Konsultativ për përcaktimin e Faktorit të efikasitetit" të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Para komisionit raportet i paraqiti kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Arsim Janova, ndërsa përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Pavarura ElektroKosova - FSPE, paraqitën qëndrimin dhe kërkesat e tyre përkitazi me tarifat e energjisë, statusin e punëtorëve dhe çështje të tjera preokupuese.
Komisioni, ndërkaq, kërkoi nga ZRRE-ja që të marrë parasysh kërkesat e sindikatës dhe të sektorit që rregullon këtë çështje, duke gjetur një zgjidhje të pranueshme.