Lajmet e fundit

Nga sesioni i dytë mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

E Marte, 18.09.2018




Sesioni i dytë i punimeve të mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka vijuar edhe sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi i sotëm është kryesuar nga Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian, ndërkaq, temat për të cilat u diskutua me këtë rast ishin: sundimi i ligjit (lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar), liberalizimi i vizave, bashkëpunimi rajonal, dhuna në familje dhe barazia gjinore si dhe ndihma para parlamentare e PE-së për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë shtjellimit të këtyre temave, parlamentarët kosovarë: Time Kadrijaj, Albulena Haxhiu, Arben Gashi, Blerta Deliu- Kodra, Memli Krasniqi (kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë i Kuvendit të Kosovës), Elmi Reçica, Vjosa Osmani dhe Danush Ademi, vunë në dukje angazhimet institucionale të Republikës së Kosovës, për përmbushjen e standardeve që kërkohen nga BE-ja, lidhur me fushat përkatëse që u diskutuan me këtë rast.

Lidhur me disa çështje të caktuara, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhuna në familje dhe gjendja në sektorin e drejtësisë, deputetët, duke shfaqur opinionet e tyre vlerësuan se, Qeveria duhet të jetë edhe më e angazhuar në përmbushjen e objektivave të parashtruara.

U vlerësua, ndërkaq, bashkëpunimi rajonal dhe sjellja e shtetit të Kosovës për të kontribuar për një ambient më të përshtatshëm dhe stabil të rajonit. Ndërsa, u kritikua sjellja e shtetit të Serbisë, e cila pareshtur paraqet pengesa në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizmat rajonal dhe më gjerë.

Parlamentarët kosovarë, vëmendje të theksuar i kushtuan liberalizimit të vizave dhe nevojës që ky proces të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër. Ata pasi falënderuan kolegët e tyre nga PE-ja për ndihmën e gjertanishme, po ashtu i siguruan ata se, liberalizimi i vizave nga qytetarët tonë do të shfrytëzohet sipas rregullave të paracaktuara dhe nuk do të keqpërdoret mundësia e lëvizjes së lirë. Për përfundimin me sukses të këtij procesi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkuan nga kolegët e tyre të PE-së që të vijojnë me përkrahjen e plotë sikurse që është parë deri më tani.

Lidhur me temat e parapara për këtë sesion, folën edhe eurodeputetët: Lukas Mandel, Julie Ward dhe Dubravka Shuica, të cilët, po ashtu vunë në dukje rëndësinë e sundimit të ligjit, bashkëpunimin rajonal, sundimin e ligjit, si dhe çështje të tjera që do të avanconin pozitën e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ata vunë në spikamë angazhimin e tyre për arritjen e liberalizimit të vizave, dhe premtuan po ashtu, angazhim të mëtejmë deri në përfundimin final të këtij procesi. Pas shterimit të debatit, komisioni miratoi një deklaratë të përbashkët, nëpërmjet së cilës dalin detyrimet e ndërsjella deri në takimin e radhës, i cili u vendos që të mbahet me datë 13 dhe 14 mars në Strasburg.

Pas kësaj, bashkëkryesuesit e këtij takimi, Memli Krasniqi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë dhe Tonino Picula përfaqësues i delegacionit evropian, në një konferencë të përbashkët për media bënë të ditur përfundimin me sukses të punimeve të mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.


Deklarata për shtyp

Komisioni Parlamentar i PE-së dhe Kosovës përshëndetën votimin e PE-së për liberalizim të vizave

Deklarata për shtyp

18-07-2018 - 12:45

Eurodeputetët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës u takuan në Prishtinë, më 17 dhe 18 shtator 2018 në mbledhjen e pestët të Komisionit Parlamentare për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Mledhja, e bashkë-kryesuar nga Z. Tonino PICULA (S&D, HR) dhe Z Memli KRASNIQI (PDK, Kosovë), u shënua me votimin e PE-së, të mbajtur të enjten e kaluar, në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, duke ia hapur kështu rrugën popullit të Kosovës hyrjen në shtetet anëtare të BE-së pa viza deri në 90 ditë. Kjo votë historike tregoi një vullnet të qartë politik në Parlamentin Evropian për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt një regjimi pa viza. Bashkëkryesuesit i bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që ta ndjekin shembullin e njëjtë (të veprojnë në të njëjtën mënyrë).

Parlamentarët zhvilluan diskutime të thella dhe të frytshme për një mori çështjesh të rëndësishme, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe liberalizimin e vizave, dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sundimin e ligjit me fokus në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liritë themelore, luftën kundër dhunës në familje dhe mbrojtjen e minoriteteve, krimet e luftës dhe rrugën drejt pajtimit.

Bashkëkryetarët u dakorduan se progresi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një parim thelbësor që do të përforcoj apo mbështes zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes tyre dhe Bashkimit Evropian. Ata theksuan rëndësinë e angazhimit dhe përkushtimit nga të dyja palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Bashkë-kryesuesit përshëndetën miratimin e deklaratës dhe rekomandimeve të përbashkëta dhe shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar me marrëdhëniet e mira në mes të dy parlamenteve.

Mbledhja e 6-të e KPSA-së BE-Kosovë do të mbahet me datë 13-14 mars 2019, në Strasburg.

 

Nga sesioni i dytë mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë Nga sesioni i dytë mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë Nga sesioni i dytë mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë Nga sesioni i dytë mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë Nga sesioni i dytë mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë Nga sesioni i dytë mbledhjes së pestë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë