Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq

E Hënë, 17.09.2018




Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua për hapat e mëtejme të cilat do t'i ndërmarrë komisioni lidhur me mbledhjen dhe shqyrtimin e materialeve të cilat ndërlidhen me rastin.

Gjithashtu, anëtarët e komisionit u pajtuan për intensifikimin e veprimeve hetimore me qëllim të përmbushjes së mandatit brenda afatit ligjor.