Lajmet e fundit

Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë

E Hënë, 17.09.2018




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë përuruar sot Klinikën e Emergjencës në ShSKUK, e cila është renovuar dhe është pajisur me pajisje të reja.

Kryeparlamentari Veseli ka falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësorë për punën e tyre të jashtëzakonshme, ndërsa ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e pakursyer institucionale për të lehtësuar punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Veseli tha se konform përgjegjësive të shtetërore, po u dilet përballë këtyre njerëzve.

"Kemi një mesazh shumë të qartë: shëndetësia është shumë e shtrenjtë. Kemi vendosur që qytetarët tanë të trajtohen denjësisht dhe të mos kenë nevojë të dalin jashtë vendit. Kemi marrë vendim së bashku me kryeministrin dhe ministrin që që t'i ngrisim pagat e gjithë personelit shëndetësorë shumë shpejt. Jemi të përkushtuar që prej mesit të vitit të ardhshëm asnjë pacient të mos ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private", theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit shprehu përkushtimin që sikurse Klinika e Emergjencës, të bëhen të gjitha qendrat spitale në Republikën e Kosovës.

"Falënderoj ministrin për punën e jashtëzakonshme të cilën është duke e bërë. Do të jemi bashkë në të gjitha proceset, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe krijimit të kushteve sa më të mira për ta", theksoi ai.

Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë