Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Hënë, 17.09.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Duda Balje, kryetare, sot mbajti mbledhje të rregullt.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe ata të KDI-së.
Pikë e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2018.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit, njëzërit, miratuan Raportin në fjalë.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit, me disa ndryshime dhe plotësime, miratuan edhe Planin e punës së Komisionit deri në fund të vitit 2018.
Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit u pajtuan që, P/ligji për peticione të shqyrtohet në mbledhjen e arshshme.