Lajmet e fundit
Të hënën fillon mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë
E Diel, 16.09.2018
Të hënën dhe të martën, më 17 dhe 18 shtator 2018, në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.
Agjenda për ditën e hënë:
16.00 - 18.30
Sesioni i parë punues i mbledhjes së Pestë të KPSA-së BE-Kosovë
nën kryesimin e përbashkët të:
Z. Memli KRASNIQI, kryetar i delegacionit të Kosovës dhe
Z. Tonino PICULA, kryetar i delegacionit të PE-së
Fjalimet e hapjes:
· Znj. Nataliya APOSTOLOVA, Shefe e Zyrës së BE-së / Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian
Vendi: Salla Plenare e Kuvendit të Kosovës