Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 11.09.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e këtij komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor.
Me këtë rast, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi Raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2018, ndërkaq, lidhur me Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor, u vendos që të plotësohet tutje dhe të hedhet në votim në mbledhjen e radhës.
Po sot, Komisioni shqyrtoi edhe Propozim - vendimin e Qeverisë, për përzgjedhjen e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.
Lidhur me këtë propozim, Komisioni vlerësoi se Qeveria paraprakisht duhet të japë sqarime për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve, para se të procedohet me votimin e tyre në seancë plenare të Kuvendit.