Lajmet e fundit

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione u takuan me përfaqësuesit e “Save the Children“ nga Suedia

E Hënë, 10.09.2018




Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione u takuan me përfaqësuesit e "Save the Children" nga Suedia të cilin e udhëhiqte zonja Lena Ingelstam, drejtoreshë e Programit ndërkombëtar "Save the Children" në Suedi.

Në takimin e lartpërmendur përfaqësuesit e "Save the Children" nga Suedia duke u falënderuar për pritjen nga ana e anëtarëve Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, treguan interesim të posaçëm për shqyrtimin e Projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Në vazhdim të këtij takimi kryetarja e Komisionit, Zonja Duda Bale, ka theksuar se Projektligji i lartpërmendur është miratuar në Kuvend në shqyrtim të parë, dhe se pritet që shumë shpejt do t`iu dërgohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në shqyrtimin e dytë dhe në afatin sa më të shkurtër ky projektligj do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Në vazhdim të takimit duke u ndërlidhur në diskutim, drejtoresha e Programit ndërkombëtar "Save the Children" nga Suedia, zonja Lena Ingelshtam ka theksuar se kjo organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve do të ofrojë ndihmë në çdo pikëpamje e veçmas do të angazhohet që të barti përvojat për mbrojtjen e fëmijëve përkujdesen e tyre. Në fund të diskutimit të sajë zonja nga Suedia ka theksuar që në këtë ligj do të duhej të përfshiheshin edhe të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Anëtarët e tjerë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione gjithashtu mysafirëve nga Suedia iu bënë pyetje të shumta përkitazi me përvojën e tyre në sferën e mbrojtjes së fëmijëve në Suedi.

 

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione u takuan me përfaqësuesit e “Save the Children“ nga Suedia