Lajmet e fundit
Nuk mbahet seanca e jashtëzakonshme
E Enjte, 06.09.2018
As sot Kuvendi nuk arriti të zhvillojë punimet e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga 51 deptuetë nënshkrues, për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në mungesë të kuorumit, drejtuesi i seancës, kryeparlamentari Veseli, mbylli punimet e saj.