Lajmet e fundit
Mungesa e kuorumit shtyn seancën e jashtëzakonshme për të enjten
E Enjte, 06.09.2018
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e thirrur për sot në orën 19:30, për debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, për shkak të mungesës së kuorumit, nuk është mbajtur.
Seanca vazhdon nesër në orën 10:00.