Lajmet e fundit

Në mungesë të kuorumit, nuk vazhdoi seanca a jashtëzakonshme

E Mërkure, 05.09.2018




Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e planifikuar të vazhdojë sot në orën 14:00, në mungesë të kuorumit, nuk është mbajtur.

Kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se seanca do të vazhdojë në momentin kur do të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Po ashtu, Veseli bëri të ditur se në orën 19:30, do të mbahet seanca tjetër e jashtëzakonshme, e thirrur me nënshkrimet e 51 deputetëve të Kuvendit.

 

Në mungesë të kuorumit, nuk vazhdoi seanca a jashtëzakonshmeNë mungesë të kuorumit, nuk vazhdoi seanca a jashtëzakonshme