Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Hënë, 03.09.2018
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, ka mbajtur sonte një mbledhje të dytë, në të cilën ka shqyrtuar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.
Konform praktikave dhe sipas kërkesës së parashtruar, seanca do të mbahet të martën, më 4 shtator 2018, në orën 9:00, në të cilën do të shqyrtohet Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.