Lajmet e fundit

GGD reagon lidhur me vrasjen në Gjakovë

E Enjte, 09.08.2018




Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku-Topalli, në emër të GGD-së, ka reaguar sot lidhur me vrasjen e së martës në Gjakovë, në të cilën Valbonë Marku dhe vajza e saj e mitur, u vranë nga bashkëshorti, përkatësisht prindi Pjetër Nrecaj.

Në reagimin e GGD-së me këtë rast, thuhet:" Rasti i tragjedisë në Gjakovë, tregon se sa e brishtë është jeta e individit tek ne, sidomos e njerëzve që kanë nevojë për dorën e shtetit. Dështimi, apo pakujdesia e institucioneve tona në mbrojtjen e jetëve të rrezikuara, duhet të jetë një këmban alarmi dhe nuk duhet kaluar pa ndëshkim".

Në reagimin e mëtejmë të GGD-së, po ashtu thuhet se, GGD shprehë shqetësimin për neglizhencën institucionale, si pasojë e së cilës pasoi vrasja tragjike e Valbona Markut dhe vajzës së saj nëntë vjeçare.

Kërkojmë reagim të fuqishëm të institucioneve të drejtësisë dhe vendosje të shpejtë të drejtësisë kundër vrasësit mizor, thuhet në reagimin e GGD-së.

 

 

GGD reagon lidhur me vrasjen në Gjakovë