Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 24.04.2019




Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të cilin e kryesonte z. Xhelal Sveçla, nënkryetar i parë i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ka qenë Situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, me theks të posaçëm përkitazi me incidentet me motive ndëretnike.
Në mbledhjen e lartpërmendur përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës kryesuar nga Ministri z. Ekrem Mustafa, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, si dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe KDI-së.

Në mbledhjen e lartpërmendur duke folur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë me aksent të posaçëm përkitazi me incidentet me motive ndëretnike Ministri z. Mustafa, ka theksuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e kënaqshme e cila posaçërisht shprehet në sferën e rënies së incidenteve me motive ndëretnike. Në vazhdimin e fjalës së tij ministri ka theksuar se gjatë vitit 2018 kanë qenë gjithsej 10 raste, incidente me motive ndër etnike dhe se nga këto 10 raste 9 prej tyre janë sqaruar në tërësi dhe se ka mbetur vetëm një rast si të sqarohet deri në fund. Në fund të fjalimit të tij z. Mustafa ka thënë se deri në fund të muajit mars të këtij viti në incidentet me motive ndëretnike kanë qenë gjithsejtë 9 raste dhe se shumica prej tyre janë sqaruar.

Duke diskutuar lidhur me këtë temë, Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Qalaj, ka theksuar se para një kohe të konsiderueshme me sukses ka përfunduar Konkursi për pranimin e policëve të rinj dhe se në këtë konkurs të fundit pjesëmarrja e komuniteteve jo shumicë të cilat jetojnë dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës ka qenë shumë e kënaqshme dhe se 419 kadetë gjenden në trajnim në Akademinë Policore të Kosovës dhe se në mesin e tyre ka edhe pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë, 26 serbë, 1 turk, 1 boshnjakë, 1 egjiptian dhe 1 malazezë. Në vazhdim të fjalës së tij, z. Shalaj ka theksuar se në incidentet me motive ndër etnike më së shumti në vitin e kaluar janë rastet e urrejtjes ndërmjet komuniteteve të ndryshme, mos durimit sipas përkatësisë nacionale, fetare dhe etnike, gjithsej 147 raste, përlyerja e përmendoreve të varrezave, gjithsej 421 raste, shkatërrimi ose dëmtimi i pasurisë personale, gjithsej 333 raste, uzurpimi jo legal i pasurisë së paluajtshme, gjithsej 332 raste si dhe frikësimi 185 raste.

Në fund të fjalës së tij Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Qalaj, ka theksuar se në vitin 2018 viktima sipas përkatësisë nacionale kanë qenë pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, serb 3, turq 1 dhe të tjerët 2.
Në vazhdimin e mbledhjes së përmendur anëtarët e Komisionit kanë parashtruar pyetje të shumta ministrit z. Mustafës, dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës z. Rashit Shalaj, në të cilat ata kanë dhënë përgjigje të hollësishme.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim