Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...
E Hënë, 26.11.2018
Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Haxhi Shala, kryetar i këtij komisioni, në të cilën u votua për tri projektligjet që lidhen me FSK-në.
Kryetari komisionit konstatoi se debati për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe atë për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, është shterur dhe se këto projektligje kalojnë direkt në votim nga komisioni.
Me shumicën e votave për, këto projektligje së bashku me amendamente u përkrahën nga komisioni dhe u proceduan për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.