Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Enjte, 22.11.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare e Komisionit, ka plotësuar panelin intervistues për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it.
Pas debateve të zhvilluara lidhur me këtë çështje, komision vendosi që në përbërje të këtij paneli të jenë: kryetarja e komisionit, Sala Berisha- Shala, dhe deputetët, anëtarë të komisionit, Hykmete Bajrami, Muharrem Nitaj, Duda Balje, Veton Berisha dhe Liburn Aliu.