Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Mërkure, 14.11.2018




Me keqardhje, për shkak të disa mosmarrëveshjeve në mes të Shoqatës "27 prili Meje" nga Gjakova, të cilën e kanë formuar pjesëtarët e familjeve të atyre që janë varrosur në këtë kompleks dhe vetë kryesit të punimeve, punimet në fazën e parë ende nuk janë përfunduar

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të cilën e kryesoi Duda Balje, kryetare e Komisionit, e mbajti mbledhjen e tij të rregullt.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, zoti Bislim Zogaj, përfaqësuesi i UNHR-së, UNICEF-it, KDI-së si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së familjeve të personave të pagjetur "27 prilli-Meje" nga Gjakova.

Në këtë takim pika e vetme e rendit të ditës ishte: "Raporti mbi zhvillimin e punimeve në Kompleksin Memorial "Meje" në Gjakovë.

Në këtë takim, duke folur për gjendjen aktuale të këtij kompleksi, drejtori Zogaj theksoi se për rregullimin e tërësishëm të këtij kompleksi punimet duhet të zhvillohen në tri faza e që për këtë Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.060.000 € dhe se duhen rregulluar në total 376 varre. Edhe pse për rregullimin e këtij Kompleksi Memorial puna është filluar para katër vitesh, me keqardhje për shkak të disa mosmarrëveshjeve në mes të Shoqatës "27 prilli Meje" nga Gjakova, shoqatë të cilin e kanë themeluar pjesëtarët e familjeve të atyre që janë të varrosur në këtë kompleks dhe kryesit të punimeve në fazën e parë që ende nuk janë përfunduar. Në fund të raportimit, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, z. Bislim Zogaj, theksoi se sipas planit përfundimi komplet i punimeve në këtë kompleks do të duhej të bëhej deri në vitin 2021 dhe se në fund do të shihet se kush është fajtorë për vonimin në rregullimin e Kompleksit Memorial "Meje" në Gjakovë.

Në vazhdimin e këtij takimi, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Personave të Pagjetur
,,27 prilli -Meje" nga Gjakova, z. Haki Sadria, theksoi se shkak i këtyre vonesave të mëdha është kryesi i punimeve e që kjo Shoqatë para ca kohësh kryesin e punimeve e denoncoi në Policinë e Kosovës për shkak të moskthimit të fotografive të dashurve të tyre që do të duhej të ishin të varrosur në këtë Kompleks.

Në fund të këtij takimi, anëtarët e Komisionit parashtruan një varg pyetjesh drejtorit të Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, z. Bislim Zogajt i cili u përgjigj në mënyrë shumë detale.

 

Sa sednice Komisija za ljudska prava, polnu ravnopravnost, nestala lica i peticije