Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Hënë, 12.11.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, të cilin e kryesonte kryetarja e komisionit, zonja Duda Balje, ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën pikë kryesore të rendit të ditës ishte zbatimi i Strategjisë Kombëtare e Republikës së Kosovës 2013-2023 për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.
Në mbledhjen e lartpërmendur, përveç anëtarëve të Komisionit merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të kryesuar nga Ministri zotëri Shyqeri Bytyçi, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit të Republikës së Kosovës të kryesuar nga zëvendësministra, zonja Leonora Morina - Bunjaku, përfaqësuesit e UNICEF-it , HENDIKOS-it, KDI-së, si dhe përfaqësuesit Shoqatës së personave të verbër të Kosovës, Iniciativës së Pavarur të Personave të Verbër të Kosovës, Shoqatës së të Shurdhmemecëve të Kosovës dhe të Shoqatës Downsindrom Kosovës.
Në këtë mbledhje duke folur për Ligjin për zbatimin të Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës 2013-2023 për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës, ministri, z. Bytyçi ka theksuar se për realizimin e Strategjisë Kombëtare, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës deri më tani ka miratuar gjithsej tri Udhëzime administrative të cilat i kanë kontribuar përfshirjes sa më të mirë në zbatimin e kësaj strategjie në teren. Në vazhdim ministri ka theksuar se deri më tani në 7 komuna të Kosovës dhe në 14 shkolla, gjithsej 54 asistent kanë marrë diploma adekuate përkitazi me asistimin në orët mësimore (në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme) të personave me aftësi të kufizuara dhe deri në fund të këtij viti ky numër i asistentëve do të arrijë në 100 e të cilët që nga 1 janari i vitit 2019 do të fillojnë punën në institucionet shkollore në tërë Kosovën, e gjithë kjo përkitazi me asistimin e personave me aftësi të kufizuara.
Në vazhdim të kësaj mbledhjeje zëvendësministresha, zonja Morina - Bunjaku ka theksuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës me disa drejtori të caktuara deri më tani në mënyrë financiare ka mbështetur manifestime të ndryshme kulturore, sportive dhe të rinisë të cilat janë organizuar nga Organizatat Joqeveritare, e të cilat i janë destinuar pikërisht personave me aftësi të kufizuara.
Në mbledhjen e lartpërmendur duke folur për këtë temë përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Iniciativës së Pavarur të të Verbërve të Kosovës, Shoqatës së Shurdhmemecëve të Kosovës dhe të Shoqatës Downsindrom të Kosovës kanë theksuar se është e nevojshme që sa më parë të zbatohet Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës 2013 -2023 për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.
Në fund të mbledhjes së lartpërmendur anëtarët e Komisionit i kanë parashtruar pyetjet e shumta ministrit Bytyçi, dhe zonjës Morina-Bunjaku, për të cilat ata kanë dhënë përgjigje.