Lajmet e fundit
Nga seanca plenare
E Premte, 02.11.2018
Sot në Kuvendin e Kosovës u mbajt seancë e re plenare, nën kryesimin e nënkryetarit Xhavit Haliti.
Fillimisht u hap mundësia për deputetët që të bëjnë deklarata jashtë rendit të ditës dhe më pas pyetjeve të tyre iu përgjigjën ministrat prezentë: Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Me këto deklarime kryesuesi e mbylli seancën në mungesë korumi dhe shtoi se administrata do të lajmërojë për vazhdimin e saj.