Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Hënë, 29.10.2018
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, vendosi që seanca e jashtëzakonshme, sipas kërkesës së 42 deputetëve nënshkrues, të mbahet të mërkurën, më 31 tetor, me fillim në ora 10.
Kryesia vlerësoi se kërkesa i plotëson kushtet formale, ndërkaq, temë e debatit do të jetë: angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas përfundimit të këtij debati, Kuvendi do të vijojë punimet, përkatësisht, votimin e pikave të mbetura nga seancat e nisura më, 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor.
Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar një varg kërkesash dhe propozime drejtuar Kryesisë së Kuvendit.