Lajmet e fundit

Nga takimi i deputetit Armend Zemaj me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

E Enjte, 25.10.2018




Deputeti Armend Zemaj, kryetar i Grupit të Miqësisë me Italinë në Kuvendin e Republikës se Kosovës, i shoqëruar nga deputetja Albulena Haxhiu, anëtare e këtij komisioni, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Kryetari i Grupit të Miqësisë me Italinë, deputeti Zemaj, pasi e falënderoi ambasadorin Sardi për vizitën, e njoftoi atë edhe për aspekte nga fushëveprimtaria e Grupit të Miqësisë me Italinë në Kuvendin e Republikës se Kosovës.

Deputeti Zemaj, me këtë rast e falënderoi ambasadorin Sardi për mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, ndërkaq, u shpreh i bindur se bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve, do të thellohet edhe më tej nëpërmjet dy grupeve të miqësisë pranë kuvendeve respektive.

E bindur në thellimin e bashkëpunimit u shpreh edhe deputetja Haxhiu, ndërsa në favor të një bashkëpunimi edhe më të ngushtë u deklarua edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Piero Cristoforo Sardi.

 

Nga takimi i deputetit Armend Zemaj me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo SardiNga takimi i deputetit Armend Zemaj me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi