Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

E Marte, 23.10.2018




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i kryesuar nga zonja Ganimete Musliu, zëvendëse e parë e kryetarit të Komsionit, sot mbajti mbledhje të rregullt.

Në këtë mbledhje, pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i propzimit për përkrahjen e punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit u pajtuan që ta përkrahin punën e kësaj Agjencie edhe në periudhën e ardhshme, sidomos në aspektin ligjor, buxhetor dhe logjistik.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë