Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 23.10.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e këtij komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe përkrahur Propozim - vendimin e Qeverisë, për përzgjedhjen e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

Po ashtu, në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe miratoi Raportin me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-033 për Produkte të Ndërtimit.

Pas kësaj, Propozim - vendimi i Qeverisë, si dhe raporti me rekomandime lidhur me këtë projektligj, do të procedohen tutje për shqyrtim final në seancë plenare të Kuvendit.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...