Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 16.10.2018




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike , në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Driton Selmanaj, mbajti mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës Nacionale të Auditmit, përkatësisht Auditori Gjeneral Besnik Osmani, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, përfaqësuesit e Bordit të Stacionit të Autobusëve Prishtina, përkatësisht kryetari Sherif Sejdiu , si dhe përfaqësueset e KDI-së.

Në mbledhje pikë kryesore e rendit të ditës ishte Raporti vjetor i Zyrës Nacionalë te Auditimit.

Duke folur lidhur me Raportin e ZNA për vitin 2017, Osmani ka theksuar se deri në fund të vitit 2017 kjo Zyre i ka hartuar 1.120 rekomandime dhe 92 mendime lidhur me tejkalimin e gjendjes në institucionet publike dhe organizatat shoqërore. Në vazhdim anëtaret e Komisionet miratuan disa rekomandime lidhur me Raportin e Zyrës Nacionale te Auditimit për vitin 2017 i cili do te shqyrtohet në njërën nga mbledhjet plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në vazhdim të kësaj mbledhjeje anëtarët e Komisionit shqyrtuan dhe Raportin e Stacionit të Autobusëve Prishtina për vitin 2017 dhe miratuan disa rekomandime lidhur me këtë raport i cili gjithashtu do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjen plenare te Kuvendit të Kosovës.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike