Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Hënë, 22.10.2018




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, i kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për të raportuar lidhur me zhvillimet dhe funksionimin e këtij institucioni.

 

Përfaqësues prezentë nga AShAK-ja për raportim në komision ishin: Myzafere Limani, sekretare shkencore e Akademisë, Arsim Bajrami, anëtar korrespondent dhe Lendita Pula, sekretare e Akademisë.

 

Gjatë raportimit, përfaqësuesit në fjalë prezantuan një historik të shkurtër lidhur me veprimtarinë, si dhe planin strategjik mbi bazën e të cilit ky institucion funksionon. Përitazi më këtë, u fol për projekte të rëndësishme, siç janë tryezat shkencore, konferencat, bashkëpunimi strategjik kombëtar etj.

 

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, shtroi pyetjen në adresë të përfaqësuesve të AShAK-së lidhur me rëndësinë që Akademia u kushton publikimeve në gjuhë të huaja, si dhe akuzat e anëtarëve për plagjiaturë.

 

Driton Çaushi shprehu shqetësimin e tij lidhur me publikimet e anëtarëve të Akademisë. Ai tha se nga 22 anëtarë të Akademisë, vetëm tre prej tyre kanë publikime në revistat ndërkombëtare.

 

Përfaqësuesit e AShAK-së dhanë sqarimet e nevojshme lidhur me pyetjet e adresuara nga deputetët.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...