Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Hënë, 15.10.2018




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, në të cilën shqyrtoi Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Në këtë takim, lidhur me shqyrtimin e këtij projektligji, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe SBAShK-ut. Gjatë diskutimeve lidhur me projektligjin, u debatua përkitazi me disa propozime të amendamenteve, të cilat nuk patën përkrahjen e shumicës së anëtarëve të komisionit.

Kryetari Kurteshi propozoi që kjo pikë të shtyhet në mbledhjen e radhës, në mënyrë që të harmonizohen më mirë propozimet konkrete.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...