Lajmet e fundit
Në administratën e Kuvendit dorëzohen 93 nënshkrime për thirrjen e seancës së 22 gushtit
E Marte, 13.08.2019
Në pajtim me qëndrimet e të gjitha grupeve parlamentare të shprehura në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, të datës 5 gusht 2019, lidhur me inicimin e seancës për shpërndarjen e Legjislaturës VI të Kuvendit, në administratën e Kuvendit janë dorëzuar 93 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për datën 22 gusht 2019.