Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Nesër në Gjilan fillon aktiviteti “Ditët e Kuvendit”
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët. Takimi i parë publik do të organizohet në Gjilan, të premten, më 6 prill 2018, në Teatrin e Qytetit, duke filluar në orën 14:00. Nga Kuvendi i Kosovës do të marrin pjesë deputetët: Zenun Pajaziti, Lirije Kajtazi, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Ahmet Isufi dhe Milaim Zeka.