Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
ë premten Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
Nesër, më 15 shtator 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë. https://youtu.be/VME2uIxomTc 15 shtator 2017, Dita Ndërkombëtare e Demokracisë Ftesë: Forumi mbi temën Globale "Demokracia dhe Parandalimi i Konfliktit" I/e nderuar, Këtë vit, Motoja globale e Ditës së Demokracisë përqendrohet në nevojën kritike për të forcuar institucionet demokratike, për të promovuar paqe dhe stabilitet, një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse me respekt për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, mbi të cilën zhvillohet edhe forumi për "Demokraci dhe Parandalim të Konfliktit". Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vitin 2014 ka aprovuar Deklaratën për Transparencë Parlamentare dhe njëkohësisht ka themeluar Forumin për Transparencë Parlamentare, si trup këshillues për Kryesinë dhe Kuvendin. Në vitin 2016, pikërisht në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, nën moton globale "Demokracia 2030", Forumi për Transparence Parlamentare ka lansuar Planin e veprimit për zbatim të deklaratës për hapje dhe transparencë, duke e bërë zyrtare shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo ditë, shënohet që nga viti 2009 nga Kuvendi i Kosovës. Duke njohur lidhjet e pandashme midis shoqërisë dhe institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, Agjenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm adreson demokracinë në Objektivin e 16-të me një sërë objektivash, synimesh dhe treguesish të rinj universalë, të cilat shtetet pritet t'i përdorin për të hartuar agjendat dhe politikat e tyre gjatë 15 viteve të ardhshme. Përmes Planit Strategjik 2016-2020, bazuar edhe në përvojën e mëhershme të punës me Agjendën paraprake të OZHQ-ve, Kuvendi është zotuar të përfshihet në iniciativat rajonale, evropiane dhe botërore në implementimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm. Prandaj, me kënaqësi ju ftojmë të jeni kontributdhënës në këtë Forum, i cili fillon punimet në orën 10:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, Salla 506, kati IV. Ju mirëpresim! Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit Republika e Kosovës Rendi i ditës 9:30 Dyert e hapura të Kuvendit - Vizitë ndërtesës së Kuvendit 9:30 - 9:45 Hapja e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë (Holli i Kuvendit) Zenun Pajaziti, Forumi për Transparencë Parlamentare Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit 09:45 - 10:00 Hapja e Panairit të OSHC-ve (Oborri i Kuvendit) 10:30 - 12:00 Forum mbi temën globale "Demokracia dhe parandalimi i konfliktit" (Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara/ Përfaqësues I Përhershëm i UNDP-së, Përfaqësuesi i OSBE-së, NDI, UP, OJQ) (Salla 506, kati IV) 10:00 - 16:00 Aktivitete të jashtme - njëkohësisht * Panairi i OSHC-ve * Sesioni i pikturimit * Kuiz mbi Demokracinë *Punëtoritë për Demokraci 12:00 - 13:00 Panel diskutimi - anëtarët e Kuvendit, ambasadori i Britanisë së Madhe (KDI) (Holli e Kuvendit) 14:30 - 15:00 Ekspozitë pikturash/ ndarja e shpërblimeve Komisioni i jurisë do të përcjellë punën e piktorëve, do të përzgjedhë tri pikturat më të mira dhe do të bëjë ndarjen e shpërblimeve/çmimeve 17:00 Edukimi i votuesve të rinj (KDI) - (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prizren) Forumi"Demokracia dhe parandalimi i konfliktit" Ora 10:00 - 12:00 Vendi: Salla 506, Kuvendi i Kosovws 10:00 - 10:15 Zenun Pajaziti, Forumi për Transparencë Parlamentare 10:15 - 10:25 Andreë Russel, Koordinator për Zhvillim i KB/ Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së 10:25 - 10:35 Shqipe Pantina, Forumi për Transparencë Parlamentare 10:35 - 10:45 Christopher Tuetsch, Drejtor i Departamentit për Demokratizim, OSBE 10:45 - 10:55 Alexander Chavarria, Drejtor i NDI-së në Kosovë 10:55 - 11:05 Nita Luci, Universiteti I Prishtinës 11:05 - 11:15 Teuta Haxhiu, Forumi për Transparencë Parlamentare 11:15 - 11: 25 Jeta Krasniqi, KDI 11:25 - 11:50 Diskutime 11:50 - 12:00 Përmbyllje (Moderon: Shqipe Krasniqi, Forumi për Transparencë Parlamentare)