Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq
E Mërkure, 21.08.2019
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu - Kodra, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Ambasadorja Kapitanoviq falënderoi kryetaren Deliu - Kodra për bashkëpunimin, gjatë kohës sa znj. Kapitanoviq ishte në krye të misionit diplomatik të Kroacisë në Prishtinë.
Kryetarja Blerta Deliu - Kodra, falënderoi gjithashtu diplomaten kroate për bashkëpunimin dhe mbështetjen e saje të shtetit kroat për Kosovën, në procesin e integrimit evropian dhe në fushat e tjera.
Ajo e njohu ambasadoren Kapitanoviq për hapat të cilat i ka ndërmarrë vendi ynë në procesin e integrimit evropian, si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht.
Kryetarja Deliu-Kodra i uroi ambasadoren Kapitanoviq suksese në detyrat e saj të reja, pas përfundimit të misionit në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.