Vende të lira pune
Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, shpallK O N K U R S
Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
I.
Institucioni i Avokatit të Popullit është përgjegjës për mbikëqyrjen, avancimin, mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut në Kosovë dhe të personave fizikë e juridikë në territorin e Kosovës, në mënyrë që t sigurojë që personat e tillë të jenë në gjendje që me efektivitet t’i ushtrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të mbrojtura me standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut ashtu siç janë paraparë në ligjet në fuqi.
II.
Kuvendi i Kosovës, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2007/15, për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/6 mbi institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe me Rregullat e procedurës së Kuvendit, zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësve të Avokatit të Popullit, i fton të gjitha institucionet dhe organizatat që merren me mbikëqyrjen, avancimin dhe me mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në Kosovë, të nominojnë kandidatët për pozitën e Avokatit të Popullit.
• Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore.
III.
Kualifikimet: Kandidatët për pozitën e Avokatit të Popullit duhet të jenë personalitete të njohura me karakter të lartë moral, të paanshëm dhe me integritet, që janë të dëshmuar e të përkushtuar për të drejtat e njeriut dhe të jenë qytetarë të Kosovës.
Të gjitha propozimeve për nominime duhet t’u bashkëngjiten dokumentacionet si vijon:
a) Curriculum Vitae (C.V) (“autobiografia”),
b) Letrën e motivimit nga organizata ose institucioni nominues,
c) Aplikacioni i plotësuar,
d) Dëshminë se është qytetar i Kosovës,
e) Dëshminë për përgatitjen shkollore dhe profesionale.
Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 27 korrik 2007, deri në orën 17,00.
Nominimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” p.n, Seksioni i Personelit, Zyra N-217).
Me e-mail: vacancy@assembly-kosova.org
me fax: +381 (0) 38 211-183
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në shërbimin përkatës të administratës të Kuvendit të Kosovës, në institucionin e Avokatit të Popullit (ndërtesa kryesore dhe në zyra të tjera në terren); ose
Forma elektronike: Ueb faqja e Kuvendit të Kosovës – www.assembly-kosova.org Institucioni i Avokatit të Popullit – www.ombudspersonkosovo.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 17:00, në numrat e telefonit: + 381 (0) 38 211-181 dhe +377 (0) 44 248-915.