Vende të lira pune

Zyrtar i lartë ligjor (DLP/01/07)

Dokumenti i Aplikimit

  • Numri i pozitave:     2 (dy)
  • Angazhimi:            i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
  • Shkalla/niveli:    C / 8

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Nën udhëheqjen e shefit të Divizionit për Çështje Plenare dhe Procedurale, zyrtarët e lartë ligjorë kujdesen dhe angazhohen për krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave elektronikë për regjistrimin e saktë të pranimit dhe të shpërndarjes së projektligjeve, të amendamenteve të propozuara për projektligje, të ligjeve, të rregulloreve dhe të urdhëresave administrative, të dokumenteve të komisioneve parlamentare, të mocioneve, të pyetjeve për kryeministrin dhe për ministrat, letërkëmbimin dhe materialet e tjera për Kuvendin.
  • Kujdesen dhe angazhohen për krijimin, azhurnimin dhe shpërndarjen e materialeve të projektligjeve, të amendamenteve të propozuara për projektligje, të ligjeve, të rregulloreve, të amendamenteve të propozuara për projektligje, për ligje dhe rregullore.
  • Përgatitin dhe ia dërgojnë për miratim drejtorit të Departamentit për Çështje Juridike dhe Procedurale:
    • Këshillat juridike e procedurale gojore dhe me shkrim për çështjet që trajtohen në Kryesi,
    • Ftesat dhe rendin e ditës për mbledhjet e Kryesisë,
    • Procesverbalet e mbledhjeve të Kryesisë,
    • Ftesat dhe rendin e ditës për seancat plenare,
    • Procesverbalet e seancave plenare,
    • Skenarin për t’i ndihmuar kryetarit të Kuvendit për udhëheqjen e seancave plenare.
  • Kryejnë edhe punë të tjera nga fushëveprimi i çështjeve plenare dhe procedurale.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi: Diplomë fakulteti në fushën e drejtësisë ose master  i drejtësisë, si dhe njohje të së drejtës evropiane.

Përvoja: Mundësisht t’i ketë 5 (pesë) vjet përvojë profesionale për legjislacion. Përvoja në hartimin e ligjeve merret përparësi.

Aftësitë gjuhësore: Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe, e gjuhës serbe dhe njohje e mirë e gjuhës angleze, me aftësi të mira hartimi. Njohja e ndonjë gjuhë tjetër që  flitet në institucionet e BE do të konsiderohet përparësi.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org) ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë”, p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë do të konsiderohet i pavlefshëm.Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë", p.n.) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N - 217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

Afati për konkurrim është prej 3 dhjetor, deri më  17 dhjetor  2008, deri në orën 16:00.