Vende të lira pune

Vazhdim i afatit të Konkursit

Dokumenti i Aplikimit

Në bazë të Urdhëresës Administrative 2007/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 për Shërbimin Civil të Kosovës dhe të Rregullave statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të rekrutimit të stafit, Administrata e Kuvendit shpall: 

NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E  AFATIT TË KONKURSIT

Njoftohen të gjithë të interesuarit se vazhdohet afati i konkursit të shpallur në gazetat “Infopress” dhe “Zëri”, si dhe në faqen e internetit të Kuvendit të datës 25. 08. 2008, vetëm për pozitën: Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit

Konkursi për pozitën: Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit (AK/DP/01/08) do të jetë i hapur deri më 23. 09. 2008, në orën 17.00

Përmbajtja e konkursit për këtë pozitë mbetet e njëjtë me atë të shpallur në konkursin e datës 25. 08. 2008.

Kandidatët që kanë aplikuar më parë për këtë pozitë nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit të Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (rr. “Nëna Terezë ”, p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshmitë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës dhe dy referenca.

Formulari i gabueshëm dhe i pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (rruga ``Nëna Terezë`` p.n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit, nr. N -217, kati II.

Për informacione shtesë mund të telefononi në telefonat: (038) 200 10490 dhe (038) 200 10493.