Vende të lira pune
Për plotësimin e vendeve të punës
Në bazë të Urdhëresës Administrative 2007/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 për Shërbimin Civil të Kosovës dhe të Rregullave statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës , në kuadër të rekrutimit të stafit, Administrata e Kuvendit shpall:KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
1. Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit (AK/DP/01/08)
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: i përhershëm, me kohë provuese prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: B / 9
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Udhëheqësi ka për detyrë të përgjithshme të sigurojë që prokurimet dhe blerjet publike të bëhen në përputhje me procedurat dhe me rregullat e përcaktuara me akte përkatëse ligjore dhe nënligjore.
Krahas punës kryesore, ka edhe detyra të veçanta, si vijon:
• Ndjek dhe kontrollon zbatimin e përpiktë dhe të njëllojtë të procedurave ligjore të prokurimit.
• Mban përgjegjësi për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin publik; për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Zyra e Prokurimit, duke e nënshkruar bashkë me specialistin përkatës zbatimin e procedurave të prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës dhe ka të drejtë pezullimi të këtyre procedurave në rast se konstaton shkelje të tyre.
• Përfaqëson Zyrën e Prokurimit dhe bashkërendon punët në relacionin brenda strukturave organizative të Administratës së Kuvendit më të cilat korrespondon.
• Harton propozimin e planit vjetor të prokurimeve, dokumentet e tenderit, në bashkërendim me Komisionin e vlerësimit të ofertave, në bazë të fletëkërkesës për prokurim dhe i shpërndan ato për pjesëmarrësit sipas rregullave të caktuara.
• Jep sqarime për çdo paqartësi që mund të kenë kandidatët në lidhje me dokumentet e tenderit.
• Mban dhe administron dosjen e prokurimit nga urdhri deri te kontrata e lidhur me firmën fituese dhe në fund të vitit kalendarik e dorëzon dosjen në arkiv.
• Ruan sekretin e çdo informacioni që merr gjatë zhvillimit të procedurave të tenderit.
• Kryen edhe punë të tjera nga fusha e Divizionit, sipas urdhrit të drejtorit të Administratës së Kuvendit.
Kualifikimet e kërkuara:
Diploma e fakultetit në fushat e ekonomisë, të financave, të administrimit të biznesit, të inxhinieringut, apo në fusha të tjera të ngjashme dhe të jetë i certifikuar për profesionalizëm në prokurim nga KRPP.
Njohja e operacioneve të logjistikës. Njohuri në programet e kompjuterit Windows, Excel dhe Word).
Përvoja:
Të ketë pesë (5 )vjet përvojë në punët e prokurimit.
Aftësia gjuhësore:
Njohja e gjuhës shqipe dhe serbishte, preferohet njohja e gjuhës angleze.
Aftësitë e tjera:
Kërkohet të ketë aftësi udhëheqëse dhe organizative, të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje.
2. Lektor shqip-serbisht dhe anasjelltas. (AK/DA/01/08)
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: i përhershëm, me kohë provuese prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: D / 7
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Seksionit të Gjuhësisë, lektori në gjuhën shqip-serbisht dhe anasjelltas, është përgjegjës:
• Lekturon dokumentet e përkthyera në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe, që përgatiten nga grupi për përkthim i Seksionit të Gjuhësisë, në mënyrë që të nxirren përkthimet përfundimtare të lekturuara.
• Lektura e teksteve të përkthyera në Seksionin e Gjuhësisë, që përfshin një varg të gjerë temash, me të cilat merret Kuvendi, siç janë ligjet dhe një numër i madh i dokumenteve që nxirren nga komisionet e Kuvendit.
• Ofrimi i ndihmës gjatë zgjedhjes, përpilimit dhe mirëmbajtjes së bazës së të dhënave të terminologjisë që e shfrytëzon grupi i përkthyesve.
Kualifikimi i kërkuar:
Diplomë universiteti në fushën e gjuhës dhe letërsisë.
Përvoja:
Tri vjet përvojë në lekturim.
Aftësia gjuhësore:
Të flas dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe serbe.
Aftësitë tjera:
Të kuptojë mirë ndjenjën e përgjegjësisë dhe të organizimit.
Aftësi për të punuar nën presion.
Aftësi të punojë në baza paanësie dhe të neutralitetit të plotë politik.
Njohuri të mira për punë me kompjuter, në MS Word dhe MS Excel.
3 . Nëpunës (Operator) / daktilograf (DP/NJTL/01/08)
• Numri i pozitave: Një (1)
• Angazhimi: i përhershëm, me kohë provuese prej dymbëdhjetë (12) muajsh
• Shkalla/Niveli: F /5
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Shtyp dokumente të përkthyera në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe, nga materiali i shtypur ose i regjistruar/incizuar, që përgatiten dhe/ose përkthehen/lekturohen nga grupi për përkthim i Seksionit të Gjuhësisë, në mënyrë që të nxirren dokumente me forma të përsosura.
• Ai/ajo do të angazhohet për paanësi dhe do të jetë shembull paanësie multietnike në vendin e punës, duke u përpjekë që vazhdimisht t’i përmirësojë aftësitë e tij/të saj të shtypjes, transkriptimit dhe të punës me kompjuter.
• Shtypja e teksteve të përkthyera në Seksionin e Gjuhësisë, që përfshin një varg të gjerë temash me të cilat merret Kuvendi, siç janë ligjet e reja dhe një numër i madh i dokumenteve që nxirren nga komisionet e Kuvendit, si dhe shtypja e dokumenteve të tjera. Kualifikimet e kërkuara:
Arsimimi:
Të ketë të kryer shkollën e mesme.
Përvoja:
Dy vjet përvojë pune si operator /daktilografist. Është e preferuar që kjo përvojë të jetë fituar në institucion siç është Kuvendi.
Përvojë e shkëlqyeshme në shtypjen, e veçanërisht në transkriptimin e të gjitha dokumenteve, sidomos të atyre të natyrës politike dhe ligjore.
Shtypja e 40-60 fjalëve në minutë në gjuhën shqipe ose në gjuhën serbe. Aftësi dhe njohuri të punës me kompjuter-Word, ose mundësi dhe dëshirë për ta mësuar këtë shpejt.
Aftësia gjuhësore:
Është e domosdoshme njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë ”, p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p.n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit, nr .N -217, kati II.
Për informacione shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 25 gusht deri më 8 shtator 2008, deri në orën 17:00.