Lajmet e fundit

Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci”

E Mërkure, 25.09.2019




Kuvendi i Republikës së Kosovës ka rifilluar sot Programin "Punëtoritë për Demokraci", program ky i projektuar për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga mbarë vendi, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri lidhur me demokracinë parlamentare.

Klasa VII e Shkollës Fillore "Nazim Gafurri" nga Prishtina, ishte grupi pjesëmarrës i punëtorisë së parë e cila u zhvillua sot në hapësirat e brendshme të Kuvendit.

Në emër të sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, nxënësve u uroi mirëseardhje drejtori i Drejtorisë për Çështje Ligjore dhe Procedurale në Kuvend, Xheladin Hoxha.

"Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës rifillon programin e tij për edukim qytetar, ‘Punëtoritë për Demokraci'. Gjatë viteve të kaluara mijëra nxënës nga shkollat e Kosovës kanë mësuar për demokracinë, për institucionet shtetërore, për të drejtat dhe për edukimin e fëmijëve e shumë tema të tjera. Andaj ne sot po e rifillojmë këtë program, i cili tashmë ka kaluar në pronësi të plotë të Kuvendit të Kosovës", tha ai.

Në vazhdim, nën udhëzimet e zyrtarëve për edukim qytetar, nxënësit, nëpërmjet përdorimit të metodave interaktive, kanë zhvilluar aktivitete që trajtojnë temën e demokracisë, të zgjedhjeve, qytetarisë aktive dhe të të drejtave të fëmijëve.


Punëtoritë zgjasin katër orë dhe mbahen tre herë në javë. Në çdo punëtori, nxënësit shprehin njohuritë e fituara dhe kreativitetin e tyre përmes fotografive, shkrimit, ilustrimeve dhe vizatimeve.

Për më shumë se dy vjet, programi është përkrahur nga fondacioni austriak ERSTE, me implementues OJQ TOKA, ndërsa tani ka kaluar në pronësinë e Kuvendit.

Linku i pamjeve: https://youtu.be/IJhcJEr0q1c

Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 16Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 15Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 14Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 13Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 12Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 11Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 10Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 9Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 8Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 7Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 6Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 5Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 4Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 3Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 2Kuvendi rifilloi Programin “Punëtoritë për Demokraci” 1