Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Enjte, 23.11.2017




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, u mblodh sot pasdite, për të vendosur lidhur me vazhdimin e seancës plenare, të ndërprerë sot.

Pas diskutimeve nga anëtarë të Kryesisë dhe kryetarë të grupeve parlamentare, me shumicë votash u vendos që mbledhja plenare e Kuvendit të vazhdojë të premten, më 24 nëntor 2017, në orën 10:00, pa ndryshime në rend dite.

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit