Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 15.11.2017




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i kryesuar nga Igor Simiç , kryetar, mbajti mbledhjen në të cilën pika e vetme e rendit të ditë ishte raportimi i zëvendës ministrit të financave lidhur me linjat buxhetore për Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve , si dhe Zyrës për Çështje të Komuniteteve e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit , sipas P/ligjit nr. 06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2018.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisioni, morën pjesë dhe përfaqësuesit e MF, zëvendës ministri z. Fatmir Gashi, EU-së, OSBE-së, si dhe të Këshillit Konsultativ për Komunitete .

Duke folur ne lidhje me P/ligjin nr. 06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 , zëvendës ministri Gashi theksoi se me P/ligjin e vitit 2018 për nevoja të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete janë ndarë gjithsej 8.387.807 euro , dhe nga kjo shumë për investime kapitale janë ndarë 6.900.000 euro, për subvencione dhe transfere 300.000 euro , dhe pjesa e mbetur janë të ndara për pagat e punëtorëve, nevoja e blerjes të mallrave të ndryshme dhe për pagesat e komunalive . Në vazhdim zëvendës ministri theksoi se shumën e ndarë Ministria për Komunitete dhe Kthim duhet ti harxhoj në kthim të personave të shpërngulur, ndërtimin e banesave për te kthyerit si dhe për nevoja të komuniteteve për të cilat ekzistojnë projekti.

Gashi, gjithashtu theksoi se MF për nevoja të Zyrës për Çështje të Komuniteteve me P/ligjit për Buxhet të Republikës së Kosovës për vitin 2018, ka ndarë 1.275.928 euro, dhe se këto mjete janë te dedikuara për nevojat e komuniteteve të cilat jetojnë në tërë territorin e Kosovës.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit parashtruan pyetje të shumta në të cilin z. Gashi u përgjigj.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim