Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
E Marte, 14.11.2017
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Haxhi Shala, ka shqyrtuar në parim dy projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-214, si dhe Projektligjin 06/L-014 për Infrastrukturë Kritike.
Me këtë rast, anëtarët e Komisionit i dhanë mbështetje në parim këtyre dy projektligjeve për procedim në seancë plenare.