Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 26.02.2019




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, sot, në mbledhje të rregullt, të drejtuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare, shqyrtoi Vendimin e Qeverisë nr. 05/85, të datës 22. 1. 2019, me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës" SH.A., të cilin vendim e arsyetoi ministri Valdrin Lluka.

Pas debatit, në mungesë vendimmarrjeje, komisioni shtyu për një mbledhje tjetër këtë pikë.

Ndërkaq, në pikën tjetër, formoi grupin e punës per monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbime.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...