Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
E Marte, 19.02.2019
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar Albulena Haxhiu, kryetare, shqyrtoi sot në parim Projektligjin për Pronën Publike.
Pas një diskutimi të gjerë, Projektligji nuk mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit ( 4 anëtarë votuan pro dhe 4 abstenuan).
Raporti me amendamente në Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private, ndërkaq, u shty për shqyrtim në mbledhjen e radhës.
Komisioni po ashtu shqyrtoi edhe raportin me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-075 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar. Me këtë rast anëtarë të Komisionit paraqitën vërejtje dhe propozime veçanërisht në nenin 5.
Sidoqoftë, as ky projektligj nuk mori votat e mjaftueshme për procedim në komisionet e tjera kryesore.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO162/18, ndërkaq, u përkrah nga komisioni dhe mori dritën e gjelbër për procedim në seancë plenare.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni i ktheu përgjigje Inspektoratit të Arsimit, në pyetjen e parashtruar lidhur me Ligjin për kundërvajtje.